Lëmsh

Njerëzit e jashtëzakonshëm që mund të qëndrojnë nën ujë për 13 minuta

 

A mund ta imagjinoni të lindni në det, të jetoni gjithë jetën në det dhe të banoni në varka të vogla gjatë gjithë jetës suaj? Tingëllon e çuditshme.

Bajau Laut është një grup etnik nomadësh detarë që kanë jetuar në det për qindra vjet. Ata rrallë shkelin në tokë. Gjatë shekujve, trupat e tyre janë përshtatur gjenetikisht për zhytje. Ndërsa qeniet njerëzore normale mund të mbajnë frymën e tyre nën ujë vetëm për disa sekonda ose disa minuta, këta zhytës të jashtëzakonshëm mund të qëndrojnë nën ujë për gati 13 minuta pa ndonjë pajisje të sofistikuar.