Lëmsh

Rrahje masive në Dubai, ndërsa qytetarët tentojnë ta blejnë iPhone 15 e ri

 

Një rrahje masive ka shpërthyer në Dubai Mall ndërsa adhuruesit e shumtë të Applet ishin mbledhur, e po prisnin me radhë për të blerë iPhone 15 e ri, raporton “Daily Mail”.

Lansimi zyrtar i iPhonet 15 në Dubai kaloi në kaos. Mijëra qytetarë ishin mbledhur e pritën me radhë për të blerë iPhonen e ri, por nisi një rrahje masive më pas dhe u desh të intervenonin forcat e sigu4risë.