Lëmsh

E frikshme, anija në Kotorr zihet nga stuhia e fuqishme

 

Anija Amadea, në pronësi të një kompanie gjermane, tërhoqi vëmendjen e vendasve kur u anua në mënyrë të rrezikshme mëngjesin e sotëm teksa lundronte në gjirin e Kotorrit në ujërat malaziase.

Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Portit tha për Radiotelevizionin e Malit të Zi se janë informuar për incidentin, por se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë.