Lifestyle

Pirja e duhanit mund të shkaktojë diabet

 

Romë, 15 janar – Në të vërtetë, duhanpirësit kanë një rrezik 30-40% më të madh të zhvillimit të sëmundjes sesa joduhanpirësit dhe sa më i lartë numri i cigareve të tymosura në ditë, aq më i madh është rreziku për t’u bërë diabetik.

”Për më tepër, duhanpirësit me diabet kanë një menaxhim të vështirë të sëmundjes (kontroll më të ulët të glicemisë) dhe rrezik më të madh të ndërlikimeve të tilla si infarkti i miokardit, retinopatia ose probleme me veshkat”, raporton Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan ANSA.