Lifestyle

Alkooli, dëmet që i shkakton shëndetit

Alkooli, dëmet që i shkakton shëndetit

Studimet evidentojnë se konsumimi i alkoolit krijon varësi, është kancerogjen, përkeqëson disponueshmërinë, dëmton trurin dhe krijon predispozitë për demenzë.

Shpesh alkooli nis me një gotë, në një moshë fare të vogël, në një fundjave apo në festa me miqtë. Me kalimin e kohës shtohet sasia e konsumuar, aq sa krijohet vartësi. Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se 2 në 3 nxënës të klasave të nënta dhe vitet e para në gjimnaz pohojnë të kenë konsumuar pije alkoolike madje deri dehje.