Lifestyle

Paralajmërohet ashpërsimi i rregullave për duhanin në Shqipëri

Paralajmërohet ashpërsimi i rregullave për duhanin në Shqipëri

Kohë akoma më të vështira pritet të vijnë për duhanpirësit. Kjo, pasi qeveria ka ndërmarrë disa ndryshime të tjera ligjore, që synojnë të forcojnë edhe më shumë regjimin kundra duhanit, çka sipas saj do të sjellë një reduktim të numrit të duhanpirësve edhe me 5 për qind të tjera.

“Gazeta Shqiptare” zbardh nismën ligjore të Ministrisë së Shëndetësisë, me anë të së cilës propozohen disa amendamente në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” dhe që të plotësojnë kuadrin rregullator për produktet e reja të duhanit që kanë hyrë në treg vitet e fundit si dhe ndalimin e promocionit indirekt të produkteve të duhanit. Kështu, më konkretisht një nga risitë që sjell ky projektligj është ai për ndalimin e shitjes së paketave me numër të reduktuar cigaresh, apo me alterim të shijeve. Ndryshimi konstaton në detyrimin e importuesve dhe shitësve të duhanit me pakicë që të mos shesin paketa me më pak se 20 cigare.