Lifestyle

Nuk ka më epidemi të gripit sezonal në Kosovë

 

Gjatë javës së 14-të (01.04.2019-07.04.2019) janë raportuar 1.913 raste ILI, 148 raste ARI dhe 6raste SARI. Rastet e lehta raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Por, IKSHPK-ja njofton se nuk ka më epidemi të gripit sezonal në Kosovë.

“Javën e fundit janë shënuar 1913 raste të lehta në tërë Kosovën. Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri sot 2019 janë testuar gjithsej 1104 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 452 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 40.9 %). Sipas subtipit 375 mostra Influencë A e pasubtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3. Hospitalizimet brenda 24 orëve: Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 6 raste me Dg.Bronchopneumonia (ARI) dhe 2 raste me Dg.Status Griposus”, thuhet në njoftim.