Lifestyle

Si t’i largoni përmes metodave natyrale rrudhat e syve

Si t’i largoni përmes metodave natyrale rrudhat e syve
 

Rrudhat në pjesën e poshtme të syve mund të jenë acaruese sepse janë ndër shenjat e para të plakjes. Ato dalin më shumë në pah kur buzëqeshni, rrudhni vetullat ose qeshni me të madhe. Shpesh, rrudhat mund të tjetërsojnë paraqitjen tuaj dhe t’ju bëjnë të dukeni të mëdhenj në moshë.

Lëkura poshtë syve është shumë delikate dhe rrudhat mund të shfaqen edhe në një moshë shumë të re si pasojë e mungesës së lagështisë. Humbja e kolagjenit, ekspozimi në diell dhe humbja e elasticitetit të lëkurës janë të gjithë kontribues në shfaqjen e rrudhave.