Lifestyle

Ankthi mund të manifestohet në formën e zemërimit

Foto: Ilustrim
 

Ankthi për një numër gjithnjë e më të madh njerëzish bëhet përditshmëri dhe disa njerëz e njohin lehtësisht një person që ndihet kështu, por a mund ta dalloni ankthin që shfaqet në formën e zemërimit?

Revista ‘The Mighty’ transmeton historinë e vajzës Heidi e cila përshkroi se si duket ankthi i saj. Ajo ka shumë probleme me ankthin sa nuk mund të mbajë mend as kur dhe si fillon. Ajo ishte një fëmijë i shqetësuar, dhe si adoleshente u diagnostikua me ankth dhe depresion. Për fat të keq, vetëm kur u rrit, ajo mësoi se çfarë do të thotë të jesh në ankth.