“Asnjë ushqim nuk duhet të jetë tabu”: si ta trajtoni peshën e fëmijës tuaj - pa i shkaktuar komplekse

“Asnjë ushqim nuk duhet të jetë tabu”: si ta trajtoni peshën e fëmijës tuaj - pa i shkaktuar komplekse

14 August 2019 10:10

Një e treta e fëmijëve janë me mbipeshë ose obes në momentin kur e përfundojnë shkollën fillore. Ja se si prindërit mund t'i ndihmojnë ata të krijojnë shprehi të mira dhe ta shmangin krijimin e pasigurive të përjetshme.

Jusna Begum jeton në afërsi të South Bank në Londër me katër fëmijët e saj, të moshës midis një dhe 11 vjeç. Kur një vizitor shëndetësor i tha asaj se vajza e saj trevjeçare ishte "më topolake", Begum u befasua. "Unë nuk mendoja se ajo ishte topolake fare; Po mendoja se fëmijët e mi nuk po hanin sa duhet".

Stil i ri jetese

Megjithatë, ajo e pranoi një ftesë për t'iu bashkuar një programi prindërimi të shëndetshëm gjashtë javor të quajtur Henry. Katër javë më vonë, ajo e ka rindërtuar stilin e jetës së familjes së saj, nga ngrënia e darkës më herët e deri tek lejimi i më shumë aktivitete para shtratit dhe deri tek ushqimi që ajo e përgatit. Si një femër me prejardhje aziatike, Begum thotë, "Ka shumë ushqim të yndyrshëm - ne përdorim shumë vaj dhe kripë në mishin me erëza". Fëmijët e saj gjithashtu preferojnë të pinë lëng frutash dhe të hanë ëmbëlsira dhe çokollata pas shkollës. "Unë thjesht i lejoja ata", thotë ajo në mosbesim. "Mendoja se ishte normale".

Për sa i përket ndjekjes së këshillave të vizitorëve të saj shëndetësor, Begum është nga të paktat që e bën këtë. Vetëm një e treta e prindërve të cilët u informuan se fëmija i tyre është me mbipeshë ose obesë e pranojnë ndihmën që u ofrohet.

Peymané Adab, profesoreshë e epidemiologjisë së sëmundjeve kronike dhe shëndetit publik në Universitetin e Birmingham, ka zhvilluar programe të parandalimit dhe menaxhimit të mbipeshës për pothuajse 20 vjet, përfshirë studimin e reagimeve të prindërve. "Padyshim që obesiteti nuk po pranohet", thotë ajo. "Kjo pjesërisht për shkak se ne e bazojmë gjykimin tonë në atë që është normale, çfarë ka përreth nesh, dhe ndërsa më shumë fëmijë bëhen obesë dhe me mbipeshë, ju krahasoni dhe thoni: fëmija im nuk është aq obes".

Dikur, më mirë

Në vitet e 1980, më pak se 2% e fëmijëve të moshës pesë deri në 10 vjeç ishin obesë. Këto ditë, një e treta e fëmijëve janë obesë ose me mbipeshë në momentin kur e përfundojnë shkollën fillore, dhe megjithatë shumë të rritur nuk e shohin këtë problem. Një studim i vitit 2014 në British Journal of General Practice zbuloi se prindërit nuk kanë tendencë t'i klasifikojnë fëmijët e tyre si me mbipeshë, derisa të jenë në përqindëshin 99.7, që është obesitet morbid.

"Disa prindër nuk mendojnë se fëmijët mund të jenë me mbipeshë," thotë Adab. "Ata flasin për dhjamin e qenushit dhe mendojnë se fëmijët do të rriten prej tij. Ata nuk e shohin atë si diçka që zë rrënjë - dhe prapëseprapë, dëshmitë thonë se ky dhjam vazhdon [në moshën madhore]”.

Ndërsa çdo fëmijë zhvillohet ndryshe, dhjami i shëndetshëm “i qenushit” përfundon përgjithësisht në fëmijëri më të hershme. Periudhat kritike janë rreth moshës pesë dhe gjashtëvjeçare dhe përsëri rreth pubertetit kur, siç thotë Adab, ekziston një tendencë për shtim në peshë dhe "mbase duhet të ndërhyjmë më shumë".

Që nga mosha tre vjeç e lart, mënyra kryesore e informimit të prindërve që fëmijët e tyre janë me mbipeshë është përmes Programit Kombëtar të Matjes së Fëmijëve (NCMP), i cili e regjistron indeksin e masës së trupit të fëmijëve (BMI), një herë në katër ose pesë dhe përsëri në 10 ose 11 vjet. Por BMI-ja, llogaritje kjo e bazuar në peshë dhe lartësi, ka kufizime - për shembull, ajo e nënvlerëson dhjamin e trupit tek fëmijët e Azisë Jugore (demografia me nivelet më të larta të mbipeshes së fëmijëve) dhe e mbivlerëson atë tek fëmijët zezakë.

Një problem tjetër

Një problem tjetër me NCMP-në është se nuk ekziston ndonjë procedurë e fortë dhe e shpejtë në informimin e prindërve për rezultatin – ajo u krijua për t’i monitoruar tendencat, jo si një strategji ekzaminimi. “Disa autoritete lokale i kontaktojnë familjet e fëmijëve që janë me mbipeshë dhe përpiqen t'i bindin ata të përfshihen në shërbime; disa nuk bëjnë asgjë tjetër përveç dërgimit të një letre", thotë Adab. "Ne nuk e dimë se cila është mënyra më e mirë." Shumë njerëz thjesht nuk u besojnë shifrave. "Edhe kolegët këtu, që punojnë në akademi, kanë thënë se e kanë hedhur poshtë atë letër sepse mendojnë se është e pavlerë".

Janë bërë përpjekje për ta thënë ndryshe njoftimin, por me pak efekt. "Është një problem i padepërtueshëm", thotë Adab - dhe është përkeqësuar nga kultura jonë e zbukuruar dhe e skuqur ushqimore. Vajzës së saj iu dha çokollatë nga mësuesit si shpërblim. "Unë isha pjesë e grupit tonë mësues-prindër dhe e mbaj mend që po përpiqesha të flisja, duke thënë se ndoshta nuk duhet të kemi kaq shumë ëmbëlsira", kujton ajo. "Të gjithë prindërit menduan se isha nga një planet tjetër".

Të paktën në shkollën fillore, ka pak kontroll në atë që e hanë fëmijët; autonomia e re e fillimit të shkollës së mesme - dhe dyqanet e ëmbëlsirave dhe vendet e pulave të skuqura që vijnë me të – e paraqet sfidën më të madhe. Preferencat e shijes formohen në jetën e hershme: madje ekspozimi ndaj aromave në mitër ndikon në zakonet e mëvonshme, ndërsa sheqeri – ndaras nga shtimi i peshës – e kushtëzon trurin tonë që të dëshirojë ëmbëlsira edhe më shumë. "Nga mosha e re mund të fillojmë t'i mësojmë fëmijët të marrin më pak sheqer dhe më pak yndyrë," thotë Dr. Angela Donin nga Population Health Research Institute at St George's, Universiteti i Londrës. "Nëse mësohen më shumë me ëmbëlsirat e këndshme, të cilat janë të pasura me tërshëra, krunde dhe fruta dhe arra, kjo me shpresë do t'i formësojë preferencat e tyre”.

Vështirësitë

Hulumtimi i Donin ka zbuluar se të ngrënit e një kafjalli të madh çdo ditë, veçanërisht një kafjalli me drithëra me shumë fibra, rezulton në dhjamësi më të ulët. Por shkëmbimi i drithërave të sheqerosura mund të jetë i vështirë, dhe kjo sepse drithërat krundore i kanë zakonisht të paktën 10% sheqer – gjithsesi duhet t’i lexoni etiketat.

“Është shumë e vështirë që pasi të jenë formuar preferencat e shijes të përpiqeni t'i ndryshoni ato si prind, por bëni hapa të vegjël për të filluar dhe përpiquni të siguroheni që fëmija juaj ta hajë një kaftjall me shumë fibra çdo ditë, me sheqer të reduktuar", thotë Donin. "Sigurohuni që fëmijët të kenë gjumë të mjaftueshëm, reduktoni pijet me sheqer dhe sheqernat e lira [sheqernat e shtuara dhe ato në mjaltë, shurup dhe lëng frutash] dhe mendoni për ushqime të shëndetshme që do ta rrisin konsumimin e tyre të fibrave dhe mikroushqyesve."

Në vitin 2017, Zoe Willman, e cila jeton në Sheffield, kërkoi ndihmë për t’i bindur dy djemtë e saj të vegjël, të cilët kanë autizëm, që të hanë çdo gjë tjetër përveç çofteve të pulës dhe patatinat. "Djali im më i moshuar do të hante kastravec, por përveç atyre perimet nuk vinin në shprehje, dhe me të vërtetë isha e shqetësuar se nuk po merrnin perime sa u duhej." Pas një viti duke punuar me vullnetarin nga programi Henry, "Tani hanë edhe peshk”, thotë ajo me krenari. Ndryshimet e thjeshta siç janë bërja e formave nga ushqimi dhe tabelat e shpërblimeve kur provojnë diçka të re, kanë funksionuar për mrekulli. Një dietë më e shëndetshme duket se e ka ndryshuar sjelljen e fëmijëve të Willman për më mirë - "Tani ka momente më të qeta" - dhe ajo vetë ka kontribuar në këtë.

Kufizimi i ushqimeve të caktuara

Begum gjithashtu ishte befasuar këndshëm nga ndihma e programit Henry në prezantimin e ushqimeve të shëndetshme në familjen e saj. Ajo thotë se ajo i mësoi taktikat e saj të thjeshta të prezantimit, si bërja e shkopinjve prej karotës, të cilat janë të këndshme për qiellzat e fëmijëve. "I qëroj dhe prej mollët dhe pastaj ata do t'i hanë ato. Ata tani i duan shkopinjtë e karotave dhe kastravecëve me humus. T’u japësh atyre një pako me dezerte është më e lehtë se sa të qërosh dhe të presësh fruta, por fëmijët e mi me të vërtetë e duan atë - dhe perimet. Është më e shtrenjtë për ta blerë, sesa ushqimet e yndyrshme, kështu që jam e kujdesshme të mos i çoj dëm, duke i ngrirë porcionet e perimeve për darka.

Për prindërit që janë të shqetësuar se fëmijët e tyre po bëhen obesë, mund të jetë tunduese që t’i kufizojnë ushqimet e caktuara dhe të stresohen për pasojat e tmerrshme të ngrënies së tyre - por kjo qasje vjen me shqetësimet e veta për shkaktimin e komplekseve. "Është një ekuilibër i vështirë, por nuk mendoj se duhet të themi se ka ushqime tabu që nuk duhet t'i hamë," thotë Adab. "Ky ekstrem është treguar përfundimisht se çon në probleme. Është mirë të hani ëmbëlsira në disa raste por kjo nuk duhet të jetë më shumë se një herë në javë. Çdo ditë duhet të pimë ujë në vend të pijeve të gazuara. ”Por kjo nuk është e lehtë, thotë ajo, dhe duhet të ketë një pranueshmëri më e madhe nga shkollat ​​dhe prindërit. "Nëse do të bëhej normë e zakonshme, do të ishte ndryshe."

Nisur nga bota e mbushur me tundime, a do t’i inkurajojë fëmijët përpjekja për ta kufizuar konsumin e ushqimeve të pashëndetshme që t’i hanë ato si të pakontrolluar kur t’iu paraqitet mundësia? Adab thotë se nuk ka një konsensus shkencor nëse kufizimi çon në shtim në peshë. "Disa studime e kanë gjetur një lidhje mes këtyre dyjave, por së fundmi e kemi përfunduar një studim dhe kemi zbuluar se nuk ka ndonjë lidhje kur e përshtateni peshën e fëmijëve në fillim. Mund të jetë që prindërit të kufizues sepse fëmija i tyre ka mbipeshë, dhe jo kufizues që shkakton peshë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme