Dremitja e tepërt mund të jetë simptomë e hershme e alzheimerit, thotë një studim i ri Foto: Ilustrim

Dremitja e tepërt mund të jetë simptomë e hershme e alzheimerit, thotë një studim i ri

17 August 2019 22:42

Dremitja e tepërt mund të jetë një nga paralajmërimet e hershme të sëmundjes së alzheimerit, tregon një studim i ri që është publikuar në revistën “Alzheimer's & Dementia”.

Kur njerëzit dëgjojnë për alzheimerin ata menjëherë mendojnë për humbjen e kujtesës, thotë për USA Today, Lea Grinberg, profesoreshë e neurologjisë në Universitetin e Kalifornisë San Francisco, transmeton Koha.net.

Grinberg dhe 18 shkencëtarë të tjerë nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco, Berkeley dhe ai i Sao Paulos punuan në këtë studim.

Studiuesit kanë zbuluar se para se njerëzve t’u shfaqet Alzheimeri atyre shumë më herët fillojnë të kenë ndryshime në gjumë, shumë vite para se kujtesa e tyre të fillojë të humbë, shprehet Grinberg.

Njerëzit që zhvillojnë Alzheimerin janë të prirur të flenë më tepër gjatë ditë, duke dremitur ose duke u ndjerë të përgjumur.

Por, nëse dremitja është pjesë e rutinës suaj të përditshme, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Ajo është shqetësuese vetëm kur përfaqëson një ndryshim. Për shembull, në disa kultura, është shumë e zakonshme të kotesh çdo ditë. Kjo është në rregull”, thotë Grinberg.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme