Lifestyle

Shumë dobi nga ftoi

Shumë dobi nga ftoi

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për trupin e njeriut ishin më shumë nga ç'mendonim. Ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.

Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.