Në luftën kundër baktereve rezistuese - me viruse?

Në luftën kundër baktereve rezistuese - me viruse?

20 October 2019 12:17

Askush nuk e di me siguri se si të luftohen bakteret rezistuese, por shkencëtarët nga MIT e kanë një ide të pazakontë. Ata mendojnë se duhet të provohet të shkatërrohen – me viruse.

Antibiotikët dhe rezistenca e baktereve

Shkencëtarët e MIT-së të famshëm me gjasë e kanë zhvilluar një armë për t’i luftuar bakteret dhe rezistencën e tyre ndaj antibiotikëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) e konsideron rezistencën ndaj antibiotikëve kërcënimin më të madh për shëndetin e njeriut.

Secili bakter mund të pësojë mutacion dhe ta bëjë antibiotikun joefektiv. Rezistenca ndaj antibiotikëve tashmë është përhapur në llojin e bakterit E. Coli, i cili i shkakton disa nga infeksionet urinare, sipas WHO. Viruset që ushqehen me baktere janë studiuar me shpresën se mund të programohen për ta përmirësuar gjendjen e infeksionit kur antibiotiku dështon.

Bakteret që u mbijetojnë antibiotikëve

Në Massachusetts Institute of Technology i kanë programuar viruset që të punojnë me antibiotikë dhe t’i vrasin varietetet rezistuese të E. Coli. Antibiotikët njëkohësisht e transformuan mjekësinë moderne, ndërsa infeksionet deri atëherë shkatërruese filluan të zgjidhen brenda disa ditësh.

Derisa antibiotikët me siguri i shënjestrojnë dhe vrasin shumicën e baktereve që kanë shkaktuar infeksione, bakteret që mbijetojnë janë pak më ndryshe nga pjesa tjetër. Ato shumohen dhe fillojnë të mbizotërojnë, shkruan Koha Ditore. Sa më shumë baktere të ekspozohen ndaj antibiotikëve, aq më i fortë është efekti i mbijetesës, dhe kështu mbesin ato që janë imune ndaj antibiotikëve. Shfrytëzimi i tepërt i antibiotikëve e rrit shkallën e rezistencës që çon në vdekje.

Deri më tani shkencëtarët nuk kanë mundur të zhvillojnë antibiotikë me shpejtësi të mjaftueshme për ta mbajtur hapin me mutacionet bakteriale. Edhe sikur të mundnin, ilaçet e reja shumë shpejt do të përballeshin me të njëjtat probleme përsëri. Një prej metodave të trajtimit të infeksioneve të tilla vdekjeprurëse është përdorimi i bakteriofagëve, viruseve që i vrasin bakteret.

Hulumtimet duken premtuese

Secili bakteriofag ka tendencë për bakteret e caktuara. Shkencëtarët kanë studiuar nëse ato mund të programohen për t’i sulmuar bakteret që antibiotikët nuk mund t’i vrasin më. Ekspertët e MIT e kanë programuar lëvizjen e tyre drejt E.Coli rezistuese ndaj ilaçeve.

“Ne mendojmë se fagët janë një vegël e shkëlqyeshme për t’i vrarë dhe shkatërruar bakteret në një ekosistem kompleks por të shënjestruar”, thotë autori kryesor i studimit Timothy Lu.

Nga 10.000 fagët që i krijuan, dr. Lu dhe ekipi i tij shkencor kanë zbuluar se madje disa nga viruset e tyre mund ta vrasin bakterin E.Coli që ka pësuar mutacion. Dhe ata thonë se ky është vetëm fillimi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme