Lifestyle

OKB: Popullsia shqiptare u reduktua në 2.6 mln banorë nga 3.2 që ishte në vitin 1989

OKB: Popullsia shqiptare u reduktua në 2.6 mln banorë nga 3.2 që ishte në vitin 1989

Popullsia e Shqipërisë është zvogëluar në numër që nga rënia e regjimit socialist në 1990, nga 3.2 milionë banorë më 1989 në 2.8 milionë më 2011 dhe në 2.6 milionë në 2018, nga një normë e lartë vjetore e rritjes prej 2.06% në vit në vitet 1980, në një rritje negative në vitet 2000, prej -0.91%.

Këto të dhëna janë publikuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara UNFPA, gjatë një aktiviteti në Tiranë ku merrnin pjesë përfaqësues të Qeverisë, Parlamentit si dhe organizatave të shoqërisë civile.