Lifestyle

Rreziku i sëmundjes së zemrës “shkruhet” në sy

Rreziku i sëmundjes së zemrës “shkruhet” në sy
 

Thuhet se sytë janë dritarja e shpirtit. Por, ata gjithashtu mund të jenë një dritare për zemrën dhe të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Enët e vogla të gjakut në pjesën e prapme të syrit në fakt preken nga ngurtësia arteriale dhe rritja e presionit të gjakut, sipas një studimi të botuar në revistën “Hypertension” të Shoqatës Amerikane të Zemrës.