Rigoni i egër, antibiotiku natyror që shkatërron shumë baktere Foto: Ilustrim

Rigoni i egër, antibiotiku natyror që shkatërron shumë baktere

19 January 2020 18:24

Vaji i rigonit të egër merret nga lulet dhe gjethet e bimës, dhe njihet si një veprim i fuqishëm antimikrobik që lufton me sukses infeksionet. Falë vetive antibakteriale, antifungale dhe antivirale, vaji i rigonit përdoret gjerësisht në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Si një barishte e freskët, vaji i rigonit të egër përmban nivele të larta të antioksiduesit. Zakonisht merret gjatë ftohjes, ose administrohet nga jashtë për infeksione të lëkurës. Është e rëndësishme të dini se në rast të sëmundjeve serioze, ose në shtatzëni dhe laktacion, duhet të këshillohet mjeku specialist.

Meqenëse shumë sëmundje shkaktohen nga mikroorganizmat, është e rëndësishme të dini se vaji i rigonit të egër lufton me sukses mikrobet e dëmshme dhe është efektiv në parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, siç janë vaginoza bakteriale (Candida), infeksioni i traktit urinar (Escherichia coli), klamidia, helmimet nga ushqimi (salmonelë, listeria...) dhe infeksione të ndryshme të mushkërive.

Rigoni i egër mund të përdoret si bimë në përgatitjen e ushqimit, çajit ose në formën e vajrave. Kur bëhet fjalë për vajin, rekomandohet që ta kombinoni me vajin e ullirit, pasi ndihmon me dhembjet e muskujve.

Si të përdorni vajin e rigonit të egër?

- 2 deri 3 pika rigoni të egër për problemet e infeksionit të mushkërive;

- Derdhni 2-3 pika vaj rigoni të egër në një gotë me ujë për të qetësuar fytin;

- Përzieni një deri dy pika vaj rigoni të egër me një dozë të vogël të vajit të arrës së kokosit ose aloe vera dhe aplikoni në puçrra, psoriasis, plagët e mbyllura të lëkurës ose kërpudhat e thonjve;

- Derdhni 3-4 pika vaj rigoni të egër në një gotë ujë dhe pini 2-3 herë në ditë para ngrënies për të forcuar sistemin tuaj imunitar;

- Vendosni një pikë rigoni të egër në një furçë dhëmbësh për të vrarë bakteret që shkaktojnë frymë të keqe, etj./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme