Në Klinikën e Urologjisë të QKUK-së kryhet një operacion i komplikuar

Në Klinikën e Urologjisë të QKUK-së kryhet një operacion i komplikuar

28 January 2020 12:23

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë tek një pacient, e cila ishte përfshirë nga një masë tumorale.

Pas përgatitjes preoperatore, ekzaminimeve të nevojshme diagnostike, ekipi mjekësor i ka larguar pacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare).

Sëmundjet e tilla janë shumë të rralla. Deri më tani, rreth 13 raste janë të evidentura në literaturën botërore .

Pacienti i moshës 78 vjeçare , me inicialet H.T, është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme