Lifestyle

Kombinimi i stilit evropian me elemente afrikane në Javën e Modës në Paris

Kombinimi i stilit evropian me elemente afrikane në Javën e Modës në Paris

Disenjatori nga Kameruni, Imane Ayissi, i ka kombinuar stilet evropiane me elementet afrikane për koleksionin e tij, gjë që shënon herën e parë që një disenjator nga Afrika nën-Sahariane i është bashkuar javës së modës “haute couture” në Paris.

“Është ky një nder”, ka thënë Ayissi (51), në një intervistë për Reutersin para sfilatës, duke iu referuar vendimit, pas shumë vitesh refuzimi, që veshjet e tij të pranohen në klubin e përzgjedhur të shtëpive të modës “haute couture” në Paris, transmeton Koha Ditore.