Tetë vajra esencialë kundër dhimbjeve të kokës Foto: Flickr

Tetë vajra esencialë kundër dhimbjeve të kokës

05 February 2020 08:41

Dhimbja e kokës shkaktohet nga tensioni i gjakut, hormonet, stresi e të tjerë.

Dhimbja është më e mprehtë në rastin e migrenës.

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, provoni këto tetë vajra esencialë përpara se të përdorni ilaçin e radhës.

Ekspertët bimorë rekomandojnë vajrat esencialë që shërojnë çdo dhimbje koke, pavarësisht nga shkaku.

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni

Ju duket sikur ua kanë shtrënguar kokën me mjete të mprehta? Dhimbja e kokës e shkaktuar nga tensioni shërohet me vaj nenexhiku.

Ky i fundit jo vetëm që largon dhimbjet por ka një efekt shumë freskues që u vjen në ndihmë muskujve.

Shtoni 10 pika me vaj esencial në 28 gramë të një vaji mbartës (vaj jojobe ose arre kokosi) dhe masazhoni qafën dhe shpatullat.

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga stresi

Stresi është një ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjes së kokës.

Studimet kanë treguar se nuhatja e aromave ul stresin, nivelin e kortizolit dhe tensionin e gjakut.

Zgjidhni vajin e lavandës apo vajrat e agrumeve.

Nuhatja e kësaj arome ngadalëson zemrën, qetëson sistemin nervor dhe ju ndihmon të qetësoheni.

Lagni një shami me pak vaj esencial dhe nuhateni.

Migrena ikën me lavandë

Aroma e lavandës të qetëson, të vë në gjumë, rregullon nivelet e serotoninës dhe përmirëson sistemin nervor.

Nëse huasni aromën e lavandës për 15 minuta dhimbja e migrenës do të ikë.

Sapo të vëreni shenjat e para të dhimbjes nuhatni vajin ose përdoreni për masazh të nofullave, ballit dhe skajeve të tij

Dhimbjet hormonale shërohen me barbarozë

Hormonet janë mike dhe armike. Dhimbjet e kokës të shkaktuara prej tyre shërohen me barbarozë.

Në rastin e këtyre dhimbjeve, ju duhet të përdorni një pikë vaj esencial në një lugë çaji me vaj bartës dhe të masazhoni zonën abdominale.

Në të kundërt, bëni një banjë dhe hidhni në vaskë 5-8 pika nga ky vaj esencial.

Dhimbja e kokës nga dehidratimi

73 përqind e trurit përbëhet nga uji ndaj hidratimi është i rëndësishëm.

Nëse jeni të dehidratuar atëherë do të keni dhimbje koke.

Kompresat e ftohta me vajra esencialë të nenexhikut, portokallit ose mandarinës shërbejnë më së miri kundër dhimbjeve.

Dhimbja e kokës nga arsye të tjera

Vajrat esencialë të rozmarinës, lavandës, nenexhikut mund të përzihen së bashku dhe të zgjidhni një sërë dhimbjesh.

Ato mund t’i përdorni jo vetëm për nuhatje, por edhe për masazh, banjë dhe për aromatizimin e ambienteve të ndenjes dhe fjetjes./Agroweb

Komentet

Shto koment

Të ngjashme