Belgjika ndalon reklamimin e të gjitha prodhimeve të duhanit

05 February 2020 18:36

Belgjika nga muaji janar i vitit 2021 do të vendosë ndalesën e reklamimit për të gjitha produktet e duhanit. Mediat në këtë shtet kanë raportuar se vendimi është miratuar tashmë në Parlament.

Sipas vendimit, nga janari i vitit 2021 do të ndalohet reklamimi i prodhimeve të duhanit para dyqaneve, transmeton KTV. Njëkohësisht do të ndalohet konsumimi i cigareve në automjete, nëse në to gjenden të mitur.

Raportohet se vendimi është marrë me qëllim të uljes së konsumimit të cigareve që është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në mushkëri.

Shumica e reklamave për produktet e duhanit janë ndaluar që nga viti 1999. Qëllimi i qeverisë belge është të dekurajojë pirjen e duhanit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme