Sipas autoriteteve ndërkombëtare, ende larg gjetjes së ilaçit kundër virusit kinez

Sipas autoriteteve ndërkombëtare, ende larg gjetjes së ilaçit kundër virusit kinez

06 February 2020 13:13

Një ekip shkencëtarësh në universitetin Zhejiang ka zbuluar dy ilaçe efikase kundër koronavirusit. Lajmi u publikua një ditë më parë nga televizionet kineze sipas të cilëve testet paraprake kanë konfirmuar se dy ilaçet “Abidol” e “Darunavir”, janë në gjendje të neutralizojnë virusin.

Por ekspertë ndërkombëtare dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë reaguar menjëherë duke thënë se një mjekim kundër koronavirusit është ende larg.

Ekipi i shkencëtarëve drejtohet nga Li Lanjuan, një epidemiologe e njohur kineze, e cila është impenjuar në luftën kundër virusit të ri. Ajo ka marrë personel mjekësor nga provinca e Zhejiang duke i dërguar në Hubei nga ku u përhap edhe virusi pikërisht me objektivin për të zhvilluar trajtimin për pacientët.

Ajo nuk e konsideron efikas Kelizhi-n, një ilaç anti Hiv i përdorur për të kuruar sëmundjen dhe thekson se ai ka dhe efekte anësore. Ajo këshillon që këto dy ilaçe të futen në programin e Komisinit Kombëtar Shëndetësor për trajtimin e pacientëve të infektuar.

Mjekimi kundër koronavirusit është ende shumë larg dhe aktualisht po punohet me ilaçe të njohura, por testimet nuk janë të mjaftueshme për të dalë në një përfundim, këmbëngulin ekspertët ndërkombëtarë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë apel që të bëhet kujdes me lajmet që vijnë nga Kina për zbulimin e një mjekimi efikas kundër koronavirusit. Zëdhënësi i organizatës deklaroi për “Financial Times” se nuk ka terapi efikase për momentin.

Ndërkohë që nga Wuhan vjen alarmi për raste të treja të të prekurve nga virusi. Por për momentin nuk ka një shifër të saktë për numrin e të prekurve.

Pekini ndërkohë ka ndaluar darkat dhe evenimentet ë gruop për shkak të koronavirusit. Urdhëri ndalon restorantet si dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimeve që të mos organizojnë darka në grup për një periudhë të pacaktuar. Pekini është qyteti i fundit që merr masa të tilla pas infektimit me virus të dhjetëra njerëzve në Wuhan të cilët morën pjesë në një banket të madh ku ishin rreth një mijë persona.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme