Ushtrimet mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri deri 25 për qind

Ushtrimet mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri deri 25 për qind

09 February 2020 14:15

Vendosmëria për të ushtruar gjatë Vitit të Ri - dhe përmbajtja e kësaj vendosmërie mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të një personi për kancer, sugjeron një studim i ri, shkruan sot Koha Ditore.

Në gjetjet e publikuara ditë më parë në “Journal of Clinical Oncology”, hulumtuesit në National Cancer Institute, American Cancer Society dhe në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan raportojnë se njerëzit që merreshin me aktivitete fizike siç rekomandohet nga National Institutes of Health ishin në gjendje ta zvogëlonin rrezikun e tyre për shtatë lloje të ndryshme të kancerit deri në 25 për qind.

Kjo përfshinte forma të zakonshme - dhe vdekjeprurëse - të sëmundjes në fjalë si kanceret e zorrës së trashë dhe të gjirit, si dhe kanceri endometrial, kanceri i veshkave, mieloma, kanceri i mëlçisë dhe limfoma jo-Hodgkin.

“Udhëzimet rreth aktivitetit fizik kryesisht kanë qenë të bazuara në ndikimin e tyre në sëmundjet kronike si sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti”, tha në një njoftim për shtyp bashkautorja Alpa Patel, drejtoreshë e lartë shkencore e hulumtimit të epidemiologjisë në American Cancer Society.

“Këto të dhëna ofrojnë mbështetje të fortë që këto nivele të rekomanduara janë të rëndësishme edhe për parandalimin e kancerit.” Udhëzimet e azhurnuara federale për aktivitetin fizik rekomandojnë që njerëzit duhet t’i synojnë dy orë e gjysmë deri në pesë orë në javë të një aktiviteti me intensitet mesatar ose 75 deri 150 minuta në javë të “aktivitetit energjik“.

Aktivitetet me intensitet të moderuar janë ato që ju bëjnë të lëvizni mjaftueshëm shpejt ose mjaftueshëm fuqishëm që të digjni tre deri në gjashtë herë më shumë energji në minutë sesa të qëndroni ulur - siç përcaktohet nga një matje e quajtur ekuivalencë metabolike e detyrës, ose MET. Ushtrimet me intensitet të moderuar do të duhej t’i djegin 3 deri në 6 MET, ndërsa aktivitetet energjike do të duhet t’i djegin më shumë se 6 MET-ë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën "Koha Ditore")

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme