Lifestyle

​Hudhra e zezë e dobishme për shërimin e zemrës, trurit dhe forcimin e imunitetit

 

Në mitologjinë aziatike, hudhra e zezë thuhej që ofronte përjetësinë. Hudhra e zezë e thënë më thjesht është një hudhër gati e kalbur. Për të arritur kalimin e hudhrës në gjendje të kalbur, është e nevojshme ta mbani atë në një dhomë me një temperaturë dhe lagështi të caktuar.

Hudhra e 'kalbur' ka dyfishin e sasisë së antioksidantëve të hudhrave normale dhe për këtë arsye kërkohet shumë. Hudhra e nxirë ka dhe shije më të mirë se hudhra standarde dhe mund të jetë shoqëruese e shkëlqyeshme e pjatave të djathit dhe pulës. Procesi i shndërrimit të hudhrës zgjat tre javë deri në 60 ditë.