Në 2020-n, nuk do të shpëtoni nga këto modele atletesh

Në 2020-n, nuk do të shpëtoni nga këto modele atletesh

22 February 2020 21:21

Çfarëdo të ndodhë me modën dhe trendet e saj, atletet do të jenë gjithnjë aty për ne. Në ndryshim nga vitet e tjera, 2020-a vjen me modele të përditësuara, në ngjyra, forma dhe materiale të reja.

Në vijim, emisioni “Fashionista” i KTV-së nga rubrika “Këshilla nga Moda” ju sjell listën e atleteve për 2020-n.

1.Atletet e ardhshme duan ngjyra, shumë ngjyra!

2. Harrojini atletet e bardha/zeza. Kombinimi i ngjyrave me platformën ka krijuar atleten më të lezetshme të përditshmërisë.

3. Bluja klasike dhe thjeshtësia në të veshur e bëjnë këtë model atleteje MUST.

4. Atletet futuriste ngjajnë me çizmet e dëborës, por goxha të përmirësuara.

5. Këmbët tuaja kanë nevojë për ajër, kështu që këto atlete mund t’i kombinoni si të doni me çorapet tuaja.

6. Nëse ka gjysmë sandale, pse të mos ketë gjysmë atlete? Vitin tjetër prisni të shihni shumë nga ky model, që rrëmben vëmendjen e të gjithëve.

Për më tepër, shikoni videon më poshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme