Lifestyle

11 imazhet e rënda që do vendosen në paketat e cigareve në Shqipëri

11 imazhet e rënda që do vendosen në paketat e cigareve në Shqipëri

Paketat e cigareve në Shqipëri do të përmbajnë imazhe të rënda dhe mesazhe që dekurajojnë konsumin e tij. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi që parashikon detyrimin që çdo njësi pakete ose çdo paketim i jashtëm i produkteve të duhanit duhet të përmbajë një nga paralajmërimet e përgjithshme: “Duhani vret – lëre tani” ose “Duhani vret”.

Vendimi përcakton se çdo njësi pakete dhe çdo paketim i jashtëm i produkteve të duhanit duhet të përmbajë mesazhin informues: “Duhani përmban mbi 70 substanca që shkaktojnë kancer”.