Lifestyle

Toka, një “botë prej uji” rreth 3 miliardë vjet më parë

Toka, një “botë prej uji” rreth 3 miliardë vjet më parë

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi se Toka ka qenë e mbuluar me një oqean “global”, i cili e kishte shndërruar planetin në një “botë prej uji”, më shumë se 3 miliardë vjet më parë.

Të dhënat kimike të kësaj ishin dalluar në një copëz të mbetur nga një oqean i lashtë, të cilat tregojnë se planeti dikur ishte pa kontinente, që janë masat më të mëdha të tokës në planetin Tokë.