Lifestyle

Si të zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

Si të zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit. Zverdhja e dhëmbëve është një pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët. Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve. Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zverdhja e dhëmbëve mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet dhe probleme të ndryshme shëndetësore. Nëse larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përkujdesi për to nuk e zgjidh këtë problem, atëherë duhet të merrni në konsideratë alternativat e mëposhtme.