Lifestyle

Kura natyrale me rigon të kuq për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes

Kura natyrale me rigon të kuq për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes

Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme. Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm. Studime të mirëfillta shkencore kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë.

AgroWeb.org ju tregon se e njëjta sasi përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalli dhe 4 herë më shumë se boronicat. Të dy varietetet e rigonit, si ai i kuq dhe ai bardhë janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Por varieteti i rigonit të kuq cilësohet shkencërisht si kultivari me përqendrimin më të madh të vlerave, kjo krahasuar me kultivarin e rigonit të bardhë.