Lifestyle

Efektet anësore të pandemisë nxjerrin në pah të ardhmen alternative

 

Washington, prill (The Guardian) – Qiejt po kthjellohen nga ndotja, bota shtazore po u kthehet ujërave më në fund më të pastër, fluturimet janë ndalur, ndërsa nafta e papërpunuar është tash aq e pavlerë saqë industria po detyrohet të japë para për ta hequr nga dora.

E vetëm pak muaj më parë, ambientalistët do të mund vetëm të ëndërronin se një skenar i tillë mund të bëhej realitet, pikërisht në kohën e 50-vjetorit të Ditës së Tokës.