Lifestyle

AstraZeneca pranon porositë e para për furnizim me vaksinën e COVID-19

AstraZeneca pranon porositë e para për furnizim me vaksinën e COVID-19

AstraZeneca Plc ka njoftuar të enjten se ka pranuar marrëveshjet e para për të furnizuar së paku me 400 milionë doza të vaksinës për COVID-19 që është duke e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit.

Kompania farmaceutike britanike ka thënë se ka kapacitet total për të prodhuar një miliard doza deri në vitin 2021 dhe vazhdon të rrisë kapacitetet më tepër.