Lifestyle

Konsorciumi francez fillon prodhimin e testeve për zbulimin e COVID-19 me anë të pështymës

Konsorciumi francez fillon prodhimin e testeve për zbulimin e COVID-19 me anë të pështymës
Foto: AFP

Konsorciumi francez ka njoftuar të hënë se ka filluar fazën e prodhimit të testeve që do ta zbulonin COVID-19 me anë të pështymës, shkruan agjencia Reuters.

Konsorciumi ka thënë se testimet do të bëhen nga profesionistët shëndetësorë dhe duhet të merren nga 1 mililitër pështymë nga pacienti. Mostra më pas depozitohet në dy tuba që nxehen në temperaturë deri 65 gradë Celsius, dhe më pas lexohet rezultati i pacientit të testuar nëse ka prezencën e virusit.