Lifestyle

Efektet kurative të lëpjetës

Efektet kurative të lëpjetës

Lëpjeta (uthullaç) është një ndër barishtet që mbart vlera unike për organizmin e njeriut. Kjo bimë është e pasur me vitamina A, B9, vitaminë C e madje ka plot minerale si potasi, magnezi, sodiumi, hekuri dhe kalciumi.

Të gjithë ata persona që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën, mund të përdorin lëpjetën për të parë brenda pak kohësh efektet çudibërëse të saj në kurimin e kësaj sëmundjeje. Kjo barishte ka veti të fuqishme pastruese të organizmit dhe konsumimi i tepruar i saj mund të rezultojë në diare. Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e tensionit të lartë, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.