Lifestyle

Virologu i njohur italian thotë se koronavirusi ka humbur forcën

Virologu i njohur italian thotë se koronavirusi ka humbur forcën

E konfirmon dhe shkenca, koronavirusi po humbet forcën. Presidenti i virologëve italianë, Arnaldo Caruso, i cili drejton Departamentin e Mikrobiologjisë së Spitalit Civil të Brescia, ka izoluar një variant të Sars-CoV-2 dhe ka zbuluar se virusi tashmë është i dobët.

“Infeksionet janë shumë të lehta, tamponët mezi dalin pozitive dhe madje edhe ata që kanë një ngarkesë të fortë virale janë asimptomatikë”- shpjegon Arnaldo Caruso.