Lifestyle

Britania do t’i trajtojë me remdesivir disa pacientë me COVID-19

Britania do t’i trajtojë me remdesivir disa pacientë me COVID-19

Britania do t’ua japë ilaçin anti-viral remdesivir disa pacientëve me Covid-19, tek të cilët ai mund të ndihmojë më së shumti, si pjesë e bashkëpunimit me prodhuesin Gilead Sciences, ka bërë të ditur ministria britanike e Shëndetësisë, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Departamenti i Shëndetësisë i këtij shteti ka bërë të ditur se të dhënat fillestare nga testet klinike përreth botes, përfshire edhe nga Britania kanë treguar se ilaçi mund të shkurton kohën e shërimit nga Covid-19, për 4 ditë. Nuk u tha se sa pacientë do të trajtohen me këtë ilaç.