Lifestyle

Kollaret unike të Elzan Lamës

Tradita familjare në rrobaqepësi dhe pasioni për kollare unike kanë bërë që disenjatori nga Gjakova Elzan Lama të nxjerrë në treg dizajnet e tij unike të kollareve, duke i ikur modeleve shabllone të cilat jemi mësuar t’i shohim zakonisht.

Kollaret e brendit “Elzan Lama Creatif” gjenden në treg në mënyrë online që prej kohesh. Kështu Lama edhe ne pandemi ka vazhduar punën duke krijuar maska mbrojtëse me materiale dhe dizajne unike.