Lifestyle

Eli Lilly fillon studimin te njerëzit të tretmanit me antitrupa për COVID-19

Eli Lilly fillon studimin te njerëzit të tretmanit me antitrupa për COVID-19
Foto: Reuters

Eli Lilly ka njoftuar të hënën se ka filluar fazën e hershme të testimeve për tretmanin potencial për COVID-19, studimin e parë në botë për një tretman me antitrupa kundër sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Lilly është një prej disa kompanive farmaceutike që po punojnë në vaksina, antiviral dhe tretmane tjera për të ndihmuar të infektuarit nga COVID-19, ndërsa koronavirusi i ri po përhapet me shpejtësi dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 370 mijë personave në mbarë botën.