Lifestyle

ADN-ja e trashëguar nga neandertalët mund ta rrisë rrezikun nga COVID-19

ADN-ja e trashëguar nga neandertalët mund ta rrisë rrezikun nga COVID-19

Një pjesë e ADN-së, që lidhet tani me pandeminë COVID-19, ka burimin nga neandertalët më se 60.000 vjet më parë, ka treguar të hënën një studim i ri.

Shkencëtarët nuk e dinë ende pse ky segment i veçantë rrit rrezikun për t’u sëmurë rëndë nga koronavirusi. Por, gjetjet e reja të cilat u postuan në internet të premten dhe që akoma nuk janë botuar, tregojnë se si disa të dhëna për shëndetin modern burojnë nga historia antike.