Lifestyle

“Dështim njerëzor”: OKB-ja paralajmëron për shtim të sëmundjeve që barten nga kafshët

“Dështim njerëzor”: OKB-ja paralajmëron për shtim të sëmundjeve që barten nga kafshët
Foto: Andy Wong/AP

Bota është duke u ballafaquar me shtim të sëmundjeve që barten nga kafshët te njerëzit, sikurse kjo e koronavirusit, ka paralajmëruar të martën Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke u bërë thirrje qeverive kudo në botë që të ndërmarrin masa për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

Në një raport të ri të publikuar të martën, Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) dhe Instituti për Kërkime Ndërkombëtare me Bagëtitë (ILRI) kanë definuar bashkërisht shtatë trendët përgjegjës për shfaqjen e sëmundjeve të këtilla, të njohura si zoonotike, shkruan Al-Jazeera.