Lifestyle

Si i marrim vendimet gjatë një pandemie

Si i marrim vendimet gjatë një pandemie

Kur shtohen udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet e panevojshme jashtë, dhe duke qëndruar më shumë në shtëpi për shkak të pandemisë, njerëzit përballen me një numër vendimesh. Dhe pyetjet më se të zakonshme në kushte normale: A duhet të shkoj te berberi t’i pres flokët? Kur mund të dal për piknik me miqtë? Çfarë masash mbrojtëse duhet të marr kur të hyj te servisi i celularëve, bartin gjatë pandemisë COVID-19 pasoja për shëndetin personal dhe atë publik, dhe në disa raste përcaktojnë vijimësinë e jetës ose vdekjen.

Kur shumëzohen me numrin e popullsinë, edhe vendimet në dukje të vogla e personale mund të ngadalësojnë shumë apo ta përshpejtojnë këtë pandemi. Kështu, ne mund të dëshirojmë të mendojmë se sjelljet që zgjedhim të kemi, bazohen thjesht në informacionin më të mirë që kemi.