Lifestyle

Shkaqet, simptomat e mënyrat e trajtimit të spondiliatrozës

Shkaqet, simptomat e mënyrat e trajtimit të spondiliatrozës

spo1Spondiliatroza, ose artriti i shtyllës kurrizore, mund të prekë çdo pjesë të shtyllës kurrizore. Shtylla kurrizore është e ndarë në zona: qafa (pjesa cervikale e shtyllës kurrizore), pjesa e kraharorit (pjesa torakale e shtyllës kurrizore), dhe pjesa e poshtme e kurrizit (pjesa lumbare e shtyllës kurrizore). Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen.

Spondiliatroza cervikale është një term i përgjithshëm i lidhur me moshën që prek vertebrat dhe disqet në qafë. Ndërsa disqet dehidrojnë dhe zvogëlohen, shfaqen shenja të osteoartritit, duke përfshirë projeksionet kockore përgjatë skajit të eshtrave (spurs kockor).