Lifestyle

Ilaçi rus kundër koronës blihet nga 15 shtete, kërkohet nga Gjermania dhe miratohet nga Japonia

Ilaçi rus kundër koronës blihet nga 15 shtete, kërkohet nga Gjermania dhe miratohet nga Japonia

"Kemi pasur mjaft sukses: ky medikament tani po shpërndahet në mbi 15 vende," tha së fundi në televizionin rus Kirill Dmitriev, kryetari i Fondit Rus për Investime Direkte (RDIF). Ai tha se në fakt, ekzistojnë vetëm dy medikamente antivirale që shpërndahen në një numër të caktuar vendesh: Remdesiviri amerikan dhe Avifaviri rus.

"90 për qind të Remdesivirit i kanë blerë Shtetet e Bashkuara, kështu që ne nuk u habitëm që 15 shtete po blejnë medikamentin tonë," tha Dmitriev. Ndër blerësit janë shtatë vende në Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut.