Lifestyle

SHBA-ja arrin marrëveshjen më kompaninë ‘Moderna’ për 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

SHBA-ja arrin marrëveshjen më kompaninë ‘Moderna’ për 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.

Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vaksinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër. “Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp të martën. Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave tek njerëzit, transmeton TCH njoftimin.