Lifestyle

Pak sheqer dhe shumë antioksidantë, mjedrat për diabetin, trurin dhe peshën

Pak sheqer dhe shumë antioksidantë, mjedrat për diabetin, trurin dhe peshën

Mjedrat janë ndër frutat më të mira e të shijshme që mund të shijojmë gjatë stinës së verës, por edhe në dimër nëse dimë t’i ngrijmë siç duhet. Përveç shijes, mjedrat janë shumë të pasura në vlera dhe futen në kategoritë e frutave më të shëndetshme të pyllit. Një filxhan çaji me mjedra ofron 50% të dozës minimale të rekomanduar të vitaminës C.

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për imunitetin dhe shëndetin e lëkurës. Përveç vitaminës C, mjedrat kanë edhe mangan dhe vitaminë K, të rëndësishme për shëndetin e kockave. Nëse këto nuk mjaftojnë, më poshtë do të mësoni 7 arsye të tjera përse duhet të konsumoni sa më shumë mjedra.