Lifestyle

E njohur për vaksina, Kuba fillon punën për kurën kundër COVID-19

 E njohur për vaksina, Kuba fillon punën për kurën kundër COVID-19

Deri më tani, Kuba ia ka dalë mirë mbanë në ballafaqimin kundër koronavirusit. Por në këtë ishull të Karaibeve, numri i personave të infektuar me këtë virus pandemik aktualisht është duke u rritur. Kësisoj, Qeveria ka zbatuar gjatë javës së kaluar masa të reja kufizuese në Havanë.

Restorantet dhe kafenetë janë mbyllur, njëjtë sikurse plazhet, ndërsa është kufizuar edhe qarkullimi me vetura. E të këtilla masa do të bëhen të tepërta kudo në botë, vetëm pas vaksinimit të popullatave kundër virusit të ri të familjes korona që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ndërsa tani kubanët, sikurse gjithë pjesa tjetër e botës, po pyeten se kur do të jetë e qasshme një vaksinë ndaj sëmundjes.