Lifestyle

A mund të mbijetojë koronavirusi edhe gjatë sezonit të gripit?

A mund të mbijetojë koronavirusi edhe gjatë sezonit të gripit?

Koronavirusi tashmë ka marrë jetën e mbi 170.000 amerikanëve për gjashtë muaj. Gripi sezonal, i cili zakonisht shfaqet nga tetori deri në prill, zakonisht shkakton dhjetëra mijëra vdekje. Nëse të dy viruset fillojnë t’i sulmojnë amerikanët njëkohësisht, kjo mund të krijojë atë që drejtori i CDCO-së, dr. Robert Redfield, e ka quajtur së fundmi “vjeshtën më të keqe prej perspektives së shëndetit publik që e kemi pasur ndonjëherë”. Por ç’është e vërteta, askush nuk e di se çka do të ndodhë kur të vijë vjeshta. Ka gjasa se gripi sezonal do të jetë një nga pjesët e tjera të jetës, e cila është e ndikuar nga pandemia në mënyra të çuditshme e të papritshme.

Ekspertët kanë thënë se është e mundur që masat për distancë sociale dhe mbylljet e bizneseve anembanë si pasojë e COVID-19 do ta ulin përhapjen e gripit, kështu që do të jetë edhe më pak i përhapur sesa në sezonet e zakonshme, ashtu si duket se ka ndodhur në vendet e tjera. Por ata po brengosen se nëse lirohen masat, kjo vijë ndarëse nuk do të ekzistojë më.