Lifestyle

Kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave

Kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave

Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave.

Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori. Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht. Në të dytën, morën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalcium dhe vitaminë D.