Lifestyle

Të paktën 150 minuta në javë aktivitet fizik për tension normal të gjakut

Të paktën 150 minuta në javë aktivitet fizik për tension normal të gjakut

Doni të jetoni më gjatë dhe të bëni një jetë më të shëndetshme? Një mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e tensionit të gjakut në nivele optimale, ndërkohë që mosha rritet.

E kjo bëhet akoma më shumë e rëndësishme në kohë pandemie, sepse pasja e një tensioni të lartë gjaku është një nga faktorët e mundshëm të rrezikut për të kaluar më rëndë sëmundjen e Covid-19, nëse prekesh prej saj.