Lifestyle

Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën

Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

Pa yndyra dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Vetëm pak boronica në ditë përmbushin nevojën ditore për fibra. Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani. Ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji.