Lifestyle

Në orën 15 e 30 minuta sot ka filluar stina e vjeshtës

Në orën 15 e 30 minuta sot ka filluar stina e vjeshtës

Për banorët e gjysmësferës veriore të Tokës sot, më 22 shtator, në orën 15 e 30 minuta ka filluar stina e vjeshtës, ndërsa ka përfundua ajo e verës.

Në atë moment Dielli ndodhej në paralelen e ekuatorit të Tokës, përkatësisht ka kaluar nga gjysmësfera veriore në atë jugore.