Lifestyle

Victoria Beckham prezanton koleksionin e ri Prenverë/Verë 2021

Victoria Beckham prezanton koleksionin e ri Prenverë/Verë 2021

Ylli i njohur botëror, Victoria Beckham, e ka prezantuar koleksionin e saj të ri të veshjeve Pranverë/Verë 2021, përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Disenjatorja e famshme e cila ishte planifikuar t’i mbajë disa sfilata për prezantimin e këtij koleksioni, i kishte ndryshuar planet e saj si pasojë e rregullave të sigurisë të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, pak para se të fillonte Java e Modës në Londër.